Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, e konsideron një ligj me porosi dhe një vepër penale nga mazhoranca procesin e zgjedhjes së drejtorit të ri të Gardës së Republikës.
Bardhi i kërkoi Spiropalit që të ngrejë një Komision Etike në lidhje me ligjin, që sipas tij është bërë me porosi, “si investim i një oligarku”.
“Nuk ka akt më korruptiv se sa të detyrosh 74 kolegë të mazhorancës që të votojnë për interesa një ligj të porositur. Është një vepër e pastër penale, është korrupsion. Ju si kryetare kuvendi duhet të ngrini një Komision Etike, për të verfikikuar si u sponsorizua ligji, kush e solli në Kuvend, kush i detyroi deputetët të votojnë një emër, që Edi Rama e votoi në shtator por që e kishte zgjedhur si investim të një oligarku që në shkurt të 2024-ës. Bëri sikur ndoqi procedurën dhe vendosi atë që ishte porositur. Ligjet me porosi janë kthyer në një normalitet për këtë mazhorancë”.



