Rama prezanton kandidatët e PS në Fier. Braçe optimist për 11 mandate

Rama prezanton kandidatët e PS në Fier. Braçe optimist për 11 mandate

Nga Parku Kombëtar i Apollonisë, kryeministri Edi Rama ka prezantuar kandidatët e Partisë Socialiste për këtë qark. Kryeministri e nisi fjalën e tij duke diskutuar për shkeljen e masave anti-Covid nga ana e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha.

Ai i shtriu dorën e bashkëpunimit për të gjetur një zgjidhje në konsultim me autoritetet. Kreu i qeverisë komentoi edhe ngjarjet e Elbasanit të ditës së diel, ku tha se “PD u soll si viktimë kur në fakt ishte provokatore”.

Kryeministri mohoi përfshirjen e personave me rekorde kriminale në përplasje me mbështetësit e PD dhe e quajti videon e Gazment Bardhit, “montazh skuthash”.

Më pas, fjalën ia kaloi Gramoz Ruçit, që vendoset i 10-i në listë në këto zgjedhje. Ruçi tha se 18 kandidatët e PS në këtë qark janë 18 emra të zgjedhur me kujdes, 9 prej tyre deputetë, ku foli edhe për infektimin e Nimet Musait dhe Bashkim Finos, të cilëve iu uroi shërim të shpejtë nga COVID19.

Skuadra e Fierit ka 18 kandidatë, duke respektuar të gjitha rregullat, e theksoj këtë sepse duhet tu bëj një apel KQZ-së dhe subjekteve politike. Duhet të jenë të barabartë në numrin e kandidatëve. Ekipi i Fierit ka një moshë tek 48-a, nuk është faji i këtyre sigurisht, është faji i moshës time, kemi respektuar standartet e ndarjes gjinore, kemi ekonomistë, inxhnierë, juristë, mësues, agronomë, veterinerë dhe një mjek dentist. Ka personalitete të spikatura të PS-së”, tha Ruçi.

Optimist për rezultatin e 25 prillit ishte edhe zv/kryeministrit Erion Braçe i cili tha se opozita “premton, harron dhe zhduket”, ndërsa PS ka mbajtur premtimet për Fierin, ku përmendi heqjen e taksës për inputet bujqësore dhe të ardhurat e fermerit.

Pa më të voglin diskutim që bindja jonë e ka një bazë (për 11 mandate). Baza është puna jonë në 8 vite dhe difierenca mes nesh dhe kujtdo që ka zbritur në territor për tu përballur me njerëzit. Diferenca mes atyre që bëjnë dhe atyre që premtojnë, harrojnë dhe zhduken. Duam të na vlerësojnë vetëm për atë që kemi bërë. Jemi këtu, në këtë periudhë të vështirë për ta, të vështirë për buxhetin, për vështirë për të gjithë”, tha Braçe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy