Edhe pse në burg, kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj nuk ka harruar ditëlindjen e 34-ët të Partisë Socialiste.
Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, Veliaj e cilëson forcën më të madhe politike në vend dhe kontribuuese për të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Gëzuar ditëlindjen PS! Urime të përzemërta zemrave dhe mendjeve socialiste e progresiste me rastin e 34-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste të Shqipërisë!
Forca më e madhe politike në vend, që për më shumë se tre dekada ka qenë një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit, stabilitetit dhe modernizimit të Shqipërisë.
Falë punës, vizionit dhe përkushtimit të saj, vendi ynë ka hedhur hapa të rëndësishëm drejt integrimit europian, dhe pa dyshim do të vazhdojë të japë më shumë për të ardhmen europiane të Shqipërisë.



