Kryetari i zgjedhur i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndan një video me anë të së cilës shigjeton kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, se pesë muaj pas rikonstruksionit të Pallatit të Sportit “Farie Hoti”, godina po shkatërrohet sërish.
Rindërto, prish dhe rindërto për të vjedhur! Moto e Lali Vjedhësit! Pallati i Sportit “Farie Hoti” rrënohet sërish pas rindërtimit! Hajna si këta nuk ka toka!
Miq, para 5 muajve, Erion Betoni inauguroi rikonstruktimin e Pallatit të Sportit “Farie Hoti”, nga ku tha se “Me punë arrihet gjithçka, e ky është vetëm fillimi”.
Ndiqni këto pamje për të kuptuar punën e Erion Betonit, Lali Vjedhësit dhe moton e tij: Rindërto, prish dhe rindërto për të vjedhur. Ky është fillimi i serialit të vjedhjeve me rikonstruktim të vazhdueshëm.
Vjedhje! Turp! Ai si ç’ka thënë edhe vetë SPAK-un e ka në xhep!



