Nikolla pret ambasadoren e re: Shqipëri-Izrael, bashkëpunim për mbrojtjen nga terrorizmi kibernetik

Nikolla pret ambasadoren e re: Shqipëri-Izrael, bashkëpunim për mbrojtjen nga terrorizmi kibernetik

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti sot në takim ambasadoren e re të Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Vitet e fundit bashkëpunimi është intensifikuar në shumë fusha: politike, ekonomike, kulturore, turizëm, mbrojtje etj. Shqipëria do të vijojë misionin e saj si lider rajonal në luftën kundër antisemitizmit.

Gjithashtu, Kryetarja e Kuvendit nënvizoi se, “Shqipëria dhe Izraeli po bashkëpunojnë për mbrojtjen dhe përballimin e terrorizmit kibernetik”.

Siç edhe diskutuam gjatë takimit të 14 shtatorit në Jeruzalem me  Kryetarin e Knessetit, Mickey Levy, bashkëpunimi parlamentar do të nxisë bashkëpunimin e gjithanshëm mes dy vendeve dhe dy popujve tanë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy