Prokurorët suedeze thonë se një person rreth 40 vjeç është arrestuar në Suedinë jugore, me dyshimin e përgatitjes së sulmeve terroriste.
Prokuroria Eëamari Haggkvist thotë se personi u arrestua të marten dhe se nuk pranon se është i përfshirë në këto akuza, por nuk dha më shumë detaje.
“Ne vazhdojmë me masa të zakonshme hetimore”, thotë Eëamari Häggkvist.
Sipas prokurorit, personi është arrestuar sepse ekziston rreziku që ai do të dëmtojë hetimin.
Nga ana tjetër avokati mbrojtës i të arrestuarit nuk ka pranuar të flasë në lidhje me këtë çështje.



