Deputetët e Partisë Demokratike, Berisha, Gjergji, Noka kanë kërkuar nga foltorja e Kuvendit që të ngrihet një grup negociatash me studentët e mjekësisë që ata të dëgjohen. Gjergji tha se studentët kanë kërkuar ditën e djeshme që të jenë pjesë e seancës, por nuk kanë marrë përgjigje nga Nikolla. "Ata kanë nisur brenda të gjitha kritereve një kërkesë ditën e djeshme Lindita Nikollës dhe ende deri sot nuk kanë marrë përgjigje për të qenë pjesë e kësaj seance. Studentëve të mjekësisë i janë mohuar të drejtat e dëgjesave. Mezi kemi arritur të realizojmë një seancë dëgjimore në Komisionin e Çështjeve Sociale. I kërkojmë Nikollës të krijojë një grup negociatash me studentët e mjekësisë që të dëgjohen".



