
Kryeministri Edi Rama, ka përshëndetur idenë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për të shpallur vitin 2019 si vitin e NATO-s në kuadër të 20 vjetorit të ndërhyrjes historike të Aleancës në Kosovë.
Rama shkruan në një postim në rrjetin social "Twitter" se 20 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, përkon dhe me 10-vjetorin e hyrjes së Shqipërisë në aleancën Euro-Atlnatike.
“E përshëndes idenë e goditur të Hashim Thacit për shpalljen e Vitit të NATO-s 20 vjet pas ndërhyrjes historike të Aleancës në Kosovë. Ky vit përkon me 10 vjetorin e Shqipërisë në NATO. Le ta bëjmë ditën e kufirit “Shengen” në Morinë një moment kulmor të këtij Viti të NATO-s", shkruan Rama.




