Sejamini: Në protestë se opozitës po i hiqet e drejta e fjalës

Sejamini: Në protestë se opozitës po i hiqet e drejta e fjalës

Gazetari Neritan Sejamini tha se heqja e së drejtës opozitës për të folur në Kuvend është një arsye e fortë për të dalë në protestën e së shtunës.

Ka disa fakte që janë shumë të rëndësishme. Kryetarja e Kuvendit përjashton deputetët nga Kuvendi. Pra, përfaqësuesve të popullit, nuk u lejohet të hyjnë në Kuvend nga një grua që nuk është askushi, deputete si ata. Nuk i lë të flasin. Historia e McGonigal tregoi se ka pasur një përpjekje të qëllimshme për ta dëmtuar opozitën. Rama përdori dobësitë e tyre.

Në asnjë vend të botës, kjo nuk do të ndodhte pa pasur një rrëzim të qeverisë. Ajo që më bën përshtypje nuk janë qytetarët. E dini sa OJQ ka me fjalën demokraci në emërtim. Si nuk ka një prej tyre të dalë?

Në këto kushte, PD bën një protestë dhe në të duhet vajtur. Sot duhet ngritur zëri. Duhet vajtur për këto që thashë unë dhe jo se nuk kanë bukë. Do dal për hir të përfaqësuesit tim, që duhet të flasë në Kuvend se ia kam dhënë unë të drejtën me votën time, jo Lindita Nikolla.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy