KQZ zëvendëson KZAZ në mungesë të opozitës me pjesëmarrës nga shoqëria civile

KQZ zëvendëson KZAZ në mungesë të opozitës me pjesëmarrës nga shoqëria civile

Më 18 mars ka përfunduar afati për dorëzimin e kandidatëve të komisioneve zonale të administrimit zgjedhor, por dy partitë e opozitës PD dhe LSI nuk kanë dërguar listat për kandidim.

Megjithë këtë, bojkoti i opozitës nuk ka penguar punën për përgatitjen e zgjedhjeve lokale te 30 qershorit. Sot kanë filluar punën komisionet zonale të zgjedhjeve, pa përfaqësues të opozitës.

KQZ ka emëruar në vendet bosh një përfaqësues nga shoqëria civile për të bërë të mundur zhbllokimin e punës. 

Këtë e ka bërë të ditur anëtari i KQZ-së, Bledar Skenderi, në mbledhjen e parë të KZAZ në njërën nga degët në kryeqytet. “Sot është një moment i rëndësishëm, pasi nisin punën komisionet e niveleve të dyta. Sot sekretari i komisionit merr në dorëzim materialet zgjedhore. Meqë kjo KZAZ është me numër tek, kryetari i takon opozitës. Ndaj në mungesë të saj, ftoj anëtarët të propozojnë zëvendëskryetarin që i takon subjektit politik, Partia Socialiste”,-tha anëtari i KQZ-së, Skënderi. 

Por në të gjitha 90-të KZAZ-të në mbarë vendin, mungon gjysma e anëtarëve, atyre që Kodi Zgjedhor ja jep PD-së dhe LSI-së. Në mungesë të tyre, KQZ ka emëruar pas aplikimeve dhe përmes shortit një anëtar nga shoqëria civile, aq sa mjafton që mbledhjet të jenë të vlefshme. 

  PD dhe LSI nuk i kanë dorëzuar emrat e tyre të komisionerëve, por Kodi Zgjedhor ju lë atyre hapësirë që t’i sjellin emrat edhe në momente të mëvonshme përmes procedurës së zëvendësimit, nëse arrihet një marrëveshje politike. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy