Meta: Rritje pagash? Janë mashtrime elektorale të Ramës

Meta: Rritje pagash? Janë mashtrime elektorale të Ramës

Presidenti Meta e cilëson mashtrim elektoral deklaratën e kryeministrit Rama lidhur me rritjen e pagave.  Postimit të kryeministrit Rama, sipas të cilit fondi i pagave të shtetit është 56,2 % më shumë, kreu i shtetit iu kundërpërgjigj me një tjetër postim.

Meta thotë se fondi nuk është tregues për rritjen e pagave, por paga mesatare.  

"Pyetjes a janë rritur pagat, Kryeministri i përgjigjet me një krahasim të fondit të pagave, që në fillim të vitit 2021 krahasuar me vitin 2006, fondi i pagave pritet të kalojë nga 45.5 miliard lekë, në 71.1 miliard lekë ose një rritje 56%. I kujtojmë se është një fatkeqësi që Kryeministri i vendit ose nuk e njeh ekonominë ose gënjen.

Fondi i pagave nuk është tregues për rritjen e pagave. Zoti Kryeministër, sipas të dhënave të INSTAT, paga mesatare në sektorin shtetëror në vitin 2006 është 28822 lekë, ndërsa në vitin 2013 arrin në 52150 lekë ose një rritje prej 81% me një rritje vjetore mesatarisht 11.6%. Ndërsa në tremujorin e dytë të vitit 2020 paga mesatare arrin në 63826 lekë ose një rritje krahasuar me vitin 2013, në 22%, me një rritje mesatare vjetore prej 3.1%. Pra si shikohet pagat janë rritur mesatarisht për çdo vit 3.7 herë më shumë në periudhën 2006-2013, krahasuar me periudhën 2013-2020. Qytetarët shqiptarë meritojnë transparencë maksimale dhe jo mashtrime elektorale", shkruan Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy