U shkarkua nga Shoqata e Bashkive, Ademi: Votimi nga eksponentë të PS-së

U shkarkua nga Shoqata e Bashkive, Ademi: Votimi nga eksponentë të PS-së

Pas vendimit të asamblesë së Shoqatës së Bashkive për ta shkarkuar nga detyra dhe për të emëruar në postin e drejtuesit Pjerin Ndreun, një reagim ka ardhur nga kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi.

Ademi shprehet se votimi është bërë nga eksponentë të Partisë Socialiste dhe jo anëtarë Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.

Shqyrtimi dhe vendimi për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale 2019, është një ndër 15 kushtet  që Shqipëria duhet të përmbushë për çeljen e negociatave për anëtarësimin në BE, kushte të dakordësuara në takimin e Ministrave për Europën. Ritheksojmë se Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, shoqëria civile në Shqipëri, qytetarët shqiptarë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës, të gjithë partnerët dhe organizatat ndërkombëtare, janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Në Lezhën e Besëlidhjes, sot eksponentë të Partisë Socialistë tentuan të dëmtojnë Demokracinë. Sot pati një tentativë për të kapur ilegalisht  Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë, veprime te ndërmarra nga eksponentë, anëtarë të Partisë Socialiste, pa të drejta legjitime dhe jo anëtarë Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë. Çdo veprim me prapavijë politike dhe arbitrare cënon hapur parimet e shtetit ligjor dhe demokracisë vendore”, shkruan Ademi.

Më tej ajo thekson se Shoqata e Bashkive të Shqipërisë konsideron se demokracia lokale dhe sundimi i ligjit kanë rëndësi madhore për integrimin e vendit tonë. Shoqata e Bashkive të Shqipërisë është e vendosur për të vijuar deri në fund duke shprehur vullnetin e saj për të respektuar ligjin dhe vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

Voltana Ademi është shkarkuar nga posti i kryetares së shoqatës së bashkive të Shqipërisë dhe në vend të saj është zgjedhur kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu. Zgjedhjet për strukturat drejtuese të kësaj shoqate, u mbajtën pas mbledhjes së jashtëzakonshme të asamblesë të thirrur nga 1\5 e anëtarëve

Mbledhja u zhvillua në qytetin e Lezhës pa praninë e mediave, ndërsa në përfundim të saj kryebashkiaku i Lezhë Pjerin Ndreu tha se kjo shoqatë kishte dy vite që nuk ishte efiçente, ndaj dhe u kërkua mbledhja e jashtëzakonshme e asamblesë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy