Zgjedhjet e 11 majit/ Celibashi: Mbi 200 mijë emigrantë nuk kanë dokumente të vlefshme identifikimi. Qeveria të zgjasë afatin e tyre

Zgjedhjet e 11 majit/ Celibashi: Mbi 200 mijë emigrantë nuk kanë dokumente të vlefshme identifikimi. Qeveria të zgjasë afatin e tyre

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka dhënë detaje të reja në një konferencë për media, mbi ecurinë e regjistrimit të votuesve që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë për zgjedhjet e 11 Majit.

Ai bëri të ditur se deri tani janë grumbulluar rreth 42 mijë kërkesa në platformën PER për regjistrimin e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, por që kanë të drejtë vote në zgjedhjet e ardhshme.

Celibashi theksoi se janë mbi 209 mijë shtetas që kanë dokumente identifikimi të skaduara.

Numri i aplikantëve po vjen  në rritje, aktualisht janë mbi 42 mijë. Numri i zgjedhësve, të cilëve iu është refuzuar kjo kërkesë është 9104. Janë 1873 zgjedhës, të cilët pasi iu është refuzuar kërkesa, kanë riaplikuar.  

636 është numri i zgjedhësve që kanë riaplikuar dhe u është miratuar kërkesa. 209 931 shtetas me të drejtë vote, të cilëve u skadon letërnjoftimit, që u skadon deri më 15 maj 2025.

Janë 160 213 shtetas, të cilët nuk kanë disponuar asnjëherë dokument identifikimi, pra nuk kanë aplikuar asnjëherë,  por ndërkohë janë shtetas shqiptarë dhe nuk kanë aplikuar për dokument identifikimin.

Janë shtetas dhe jo domosdoshmërish votues. Nuk kanë aplikuar asnjëherë për dokument identifikimi.

Celibashi sugjeroi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i kërkojë Këshillit të Ministrave të zgjasë afatin e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit për shqiptarët që jetojnë jashtë dhe duan të votojnë.

Duhet t’i kërkojmë Këshillit të Ministrave të zgjasin vlefshmërinë e dokumenteve të identifikimit për kategorinë e zgjedhësve shqiptarë që banojnë jashtë territorit të Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy