Analisti Denisi Dyrnjaja thotë se Erion Veliaj me gjithë pushtetin e madh që ishte u tregua i paaftë për të krijuar një lob besnikësh, krahas atyre që e rrethonin për interesa.
Nga studio e “MCN Live”, ai deklaroi se Veliaj nuk pati kurrë miq të vërtetë politikë.
Sipas tij, nëse Veliaj do të flasë do e gjejë mënyrën për të folur dhe do të dëgjohet.
Bashkia Tiranë ka pasur një kryetare të komanduar dhe katër nënkryetarë, por natyrisht institucionet kanë nevojë për një drejtues që përcakton politikat dhe prioritetet. Ai që është titullari i institucionit orienton gjithë prioritetet.
Në këtë kontekst Edi Rama rregulloi me një rrugë dy punë, edhe kontekstin administrativ, edhe atë politik, pasi dihet se Tirana është metropoli më i madh i vendit, aty ku jetojnë numri më i madh i shqiptarëve.
Në këtë kontekst vendimmarrja u justifikua si e tillë, për të mos krijuar perceptime si Rama vrau rivalin. Erion Veliaj ishte një nga numrat në Partinë Socialiste, numri X.
Kështu që kjo tentativa për të barazuar forcën politike të Veliajt me Ramën, për mua është naivitet. Fuqia e Ramës është e padiskutueshme në PS.
Fakti që sot pas Veliajt është vetëm familja e tij, tregon që nuk krijoi kurrë një lob që janë krah tij për besim.
Miqësia politike është edhe atëherë kur nuk ke pushtet, ai nuk i pati kurrë miqtë e vetë politikë, se nuk diti t’i gjejë ata.
Një lider krijon lobin e vetë. Por Veliaj me gjithë këtë pushtet që kishte, tregoi paaftësinë e tij për të krijuar një lob të vetë.
Ata që kishte rrotull i kishte për interes. Janë vetëm disa botues të angazhuar në media, që kanë pasur përfitime nga Veliaj që vazhdojnë ta mbrojnë dhe tregojnë një lloj koherence dhe mirënjohje.
Këta njerëz të medias që vazhdojnë ende ta mbrojnë dhe janë me gishta dore, është çështje interesash mjaft të kamura.
Nëse Veliaj duhet të flasë, do të flasë në një mënyrë apo një tjetër, qoftë dhe një letër nga burgu. Kjo pjesa tentativë për t’i mbyllur gojën bie, mjafton të dojë të flasë dhe do flasë, po të ketë gjë për të folur.
Deri tani thotë rroftë partia dhe rroftë shoku Rama. Është pak i neveritshëm se si depersonalizon njeriu vetveten duke treguar një partitizëm.
Më mirë rri në heshtje dhe vuan atë lloj llumi që e krijove me duart e tua dhe si menaxhove pushtetin dhe vuaj pasojat.
Mos ndoshta kjo procedurë po bëhet qëllimisht gabimisht gabim, që Veliaj të ikë si kryetar bashkie dhe më tej të vazhdohet gjykime si qytetari Erion Veliaj dhe të dalë i pafajshëm. Është hipotezë.
Ramës i intereson që në bashki të jetë një tjetër njeri, se çfarë do ndodhë me Veliaj është histori tjetër.
Nga reagimi i Këshillit Bashkiak kuptohet se Këshilli Bashkiak s’ka nevojë që ti thotë Rama, por i kanë çuar një letër që i thonë, mund të na çosh ndonjë letër, se nuk ke nevojë të na thuash ndonjë gjë. Se dhe ai është i çuditshëm, do të na mbushë mendjen se është dhe i ndershëm.
Je dakord me gijotinën politike, dil hapur dhe thuaj po më kryqëzoni pa të drejtë, se unë kisha besim absolut tek ju lideri i partisë Edi Rama.
Ky njeriu e lë dhe mish dhe peshk. O vëlla kryetari po të heq, po të heq për atë që thotë, apo po të heq se ia ke shpifur. Të nxjerrë një letër dhe do i botohet.



