Deputetët e PD të përjashtuar tentojnë të futen në parlament

Deputetët e PD të përjashtuar tentojnë të futen në parlament

Deputetët e Partisë Demokratike të cilët janë përjashtuar nga seanca plenare, duket se nuk do të heqin dorë nga skenari i javës së parë duke tentuar edhe sot të futen sërish në Parlament.

Mes deputetëve të përjashtuar, janë Sali Berisha, Flamur Noka, Edmon Spaho, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Luan Baçi. Këta të fundit po tentojnë të futen, duke krijuar edhe tension me Gardën.

Deputetët e përjashtuar, nga seanca e javës së kaluar kanë ankimuar vendimin për përjashtmin nga sekretariati i etikës. Pritet të mblidhet Byroja e Kuvendit për të shqyrtuar kërkesën e tyre, ndërsa kanë tentuar që të futen në seancën parlamentare.

Ndërkohë, deputetët janë zhvendosur nga selia blu drejt Parlamentit, ndërsa paralelisht do të zhvillohet edhe protesta e opozitës sërish jashtë Kuvendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy