
Qeveria shqiptare akordoi sot 50 mijë euro për Këshillat Kombëtarë Shqiptarë në Serbi dhe në Malin e Zi. 25 mijë euro janë dhënë për vënien në funksion të Qendrës Kulturore (Multifunksionale) të këtij Këshilli në komunën e Bujanocit dhe 25 mijë të tjera për mbështetjen e funksionimit të këtij këshilli dhe të zyrës koordinuese të tij në Plavë.
Këshilli i Ministrave vendosi sot dhënien e ndihmës financiare për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, në vlerën 25 mijë euro, për mbështetjen e funksionimit të këtij këshilli dhe të zyrës koordinuese të tij në Plavë.
Këshilli i Ministrave vendosi sot dhënien e kontributit financiar për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi, në masën 25 mijë euro, për vënien në funksion të Qendrës Kulturore Multifunksionale të këtij Këshilli në komunën e Bujanocit.
Vendimi i qeverisë parashikon që efekti financiar, prej 25 mijë eurosh, të përballohet nga buxheti i miratuar për vitin 2019, për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.



