“Çështja Beleri”/ Rama: Cingërrisëse zërat e huaj që komentojnë vendimet e gjykatave shqiptare

“Çështja Beleri”/ Rama: Cingërrisëse zërat e huaj që komentojnë vendimet e gjykatave shqiptare

Kryeministri Edi Rama ka folur për vendimin e dhënë nga Gjykata e Posaçme për kryebashkiakun e Himarës Fredi Belerin të cilin e dënoi me 2 vite burg për blerjen e votave në 12 maj, 2 ditë para zgjedhjeve lokale.

Duke komentuar për reagimet e Greqisë, Rama tha se drejtësia shqiptare duhej të ishte lënë e qetë në procesin e vendimmarrjes për një ngjarje që ka ndodhur brenda territorit të vendit tonë.

Do kishte qenë fort e udhës që drejtësia shqiptare të ishte lënë e qetë siç e kemi lënë ne të qetë për cështjet brenda nga cilido jashtë Shqipërisë. Sepse është drejtësia shqiptare që vendos për çdo çështje brenda territorit. Zotëria është shtetas i Shqipërisë. Për ne që nuk komentojmë veprime tingëllon cingërrisëse që dëgjojmë zëra që komentojnë në gjuhë të huaj vendime të gjykatave të Shqipërisë.

Sa i takon mundësisë që të organizohen zgjedhje të tjera në Himarë për një kryebashkiak të ri, Rama tha se duhej pritur vendimi i Apelit të GJKKO-së për diçka të tillë dhe sqaroi se njoftimin për diçka të tillë e bën presidenti.

E dini shumë mirë këtë çështje, e dini pse nuk kemi pasur zgjedhje. Ka qenë thjesht dhe vetëm një qasje e vullnetit të mirë nga ana e Shqipërisë, do presim vendimin e apelit dhe pastaj do veprohet. Por iu kujtoj se zgjedhjet e reja i shpall presidenti dhe jo kryeministri. Është një proces që do ndjekë gjithë procedurën sipas ligjit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy