Hedhja e policit, Qori: Omerta mafioze, Rama lolo i oligarkëve, Berisha qesharak

Hedhja e policit, Qori: Omerta mafioze, Rama lolo i oligarkëve, Berisha qesharak

Kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për ngjarjen e rëndë ku polici Azbi Spahiu u hodh nga lartësia.

Ai tha se qeveria dhe opozita janë të kapura nga oligarkia, ndërkohë që e quajti situatën të rëndë dhe e krahasoi me një "omerta mafioze" ku askush nuk flet, ndërkohë viktima detyrohet të shfajësojë agresorin.

Kjo që po ndodh këto ditë është më e rëndë se ngjarja, është ajo që bëjnë organizatat mafioze. Viktima po foli, shfajëson agresorin. Viktima thotë fajtori jam vetë. Kjo që po ndodh këto ditë është shumë e rëndë, omerta mafioze.

Ministri dhe Edi Rama duhet të na thonë të vërtetë. Është rast i kapjes së shtetit, shantazhi, terrori. Nëse nuk gjejmë transparencë, nesër nga ballkoni do të bjerë dikush tjetër. Na duhet transparencë më të gjithë kushtet.

Qeveria është e kapur, Rama është i kapur nga oligakrët. Është shtet i tërë në dispozicion për të fshehur këtë rast. Rama kishte mundësi të fitonte zgjedhjet, duke dalë duke thënë do të bëj hetim këtu.

Rama mund të tregonte pavarësinë e tij, të thoshte do bëjmë drejtësi dhe transparencë. Nëse dikush ka bërë presion mbi policin, do të shkojë në burg, por ai është lolo i oligarkëve.

Kur vjen puna te Berisha, është tragjike dhe komike. Nuk ka folur për ditë të tëra. Sali Berisha nuk ka thënë asnjë fjalë.

Mbrëmë ka postuar në faqen e vetë thirrjen për protestë të Lëvizja Bashkë. Doli sot dhe tha është keqkuptim. Sot tha unë e kisha protestën për Egli Progën e Pogradecit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy