Nga huaja për lumin e Vlorës te mbrojtja e biodiversitetit, Meta dekreton 4 ligje

Nga huaja për lumin e Vlorës te mbrojtja e biodiversitetit, Meta dekreton 4 ligje

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar 4 ligje të miratuara nga shumica në Kuvend.

Kreu i shtetit ka dekretuar ndryshimet në ligjin për standardizimin, mbrojtjen e biodiversitetit, huanë me Fondin e Kuvajtit për financimin e projektit të rehabilitimit të rrugës së Lumit të Vlorës dhe ratifikimin e protokollit shtesë mbi tregtinë e shërbimeve të marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në marrëveshjen e tregtisë së lirë të Europës Qendrore.

Firmën Meta mbi ligjet e ka hedhur në datë 30 prill, ndërsa njoftimi është bërë sot në faqen zyrtare.

4 ligjet e dekretuara nga Presidenti

Shpalljen e ligjit nr. 47/2020 “Për ratifikimin e marrëveshjes për një hua shtesë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit të Kuvajtit për zhvillimin ekonomik arab për financimin e projektit të rehabilitimit të rrugës së Lumit të Vlorës”.

Shpalljen e ligjit nr. 46/2020 “Për ratifikimin e protokollit shtesë 6 mbi tregtinë e shërbimeve të marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në marrëveshjen e tregtisë së lirë të Europës Qendrore”.

Shpalljen e ligjit nr. 41/2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9587, datë 20.7.2006, “Për mbrojtjen e biodiversitetit”, të ndryshuar”.

Shpalljen e ligjit nr. 40/2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9870, datë 4.2.2008, “Për standardizimin”, të ndryshuar”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy