“Mos më hap barkun me këta demokratë”, Murrizi përplaset me Currin: Kur unë jam bërë deputet Basha ishte kamarier në Rinas

“Mos më hap barkun me këta demokratë”, Murrizi përplaset me Currin: Kur unë jam bërë deputet Basha ishte kamarier në Rinas

Nga diskutimi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, nënkryetari i Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, Myslim Murrizi pati një përplasje me Arjan Currin. Deklaratës së Murrizit “mos ma hap barkun me këta demokratë”, Curri iu përgjigj duke thënë se edhe ai është demokrat dhe se për listën e tij  ka firmosur kryedemokrati Lulzim Basha. Por Murrizi mohoi duke thënë se kur ai ka qenë në PD, Basha nuk ka qenë pjesë e saj dhe se kur ai është bërë deputet “Lulzim Basha qëronte patate dhe në ’97-ën e mbaj mend kamarier në Rinas”.

Pjesë nga diskutimi:

Murrizi: Mos ma hap barkun me këta demokratë.

Curri: Edhe ju demokrat jeni.

Murrizi: Kur kam qenë unë nuk kanë qenë këta. Kastriot Islami s’ka qenë në partinë time, m’ka thënë thyeji kafkën në 1997-ën. Kështu është e vërteta.

Curri: Lulzim Basha ka firmosur edhe për ju, për listën tuaj.

Murrizi: Jo o zotëri.

Curri: Po kush ju bëri ju?

Murrizi: Anëtarësia.

Curri: Bëheshe njeri kryetar pa dashur Basha...

Murrizi: Po e forconi shumë Bashën.

Curri: Brenda partisë e ka forcën ai.

Murrizi: Pyete në 2018-ën ka bërë Murrizi Kuvend dhe spati surrat të vinte.

Curri: E kam pyetur dhe më ka thënë jam bërë pishman që e kam mbështetur.

Murrizi: S’kam pasur nevojë për mbështetjen e Lulit. Kur kam qenë unë deputet ai qëronte patate. Në ’97-ën e mbaj mend kamarier në Rinas kur unë kam dalë deputet.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy