
Deputetja e Partisë Demokratike është paraqitur këtë mëngjes në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Tabaku do të dëshmojë për aferën e inceneratorit në Elbasan ku do të rikonfirmojë gjetjet nga Komisioni për Inceneratorët.
SPAK është duke kryer veprimet e fundit për inceneratorin e Elbasanit dhe brenda pak ditësh pritet që të dorëzojë dosjen për gjykim në Gjykatën e Posaçme.
Për këtë çështje janë të arrestuar disa persona, si ish-ministri Lefter Koka, për shpërdorim detyre, ndërsa në kërkim janë administratorët, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto.



