Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën e sotme për media, duke ju referuar sanksioneve ndaj qeverisë së Kosovës, ka thënë se masat e marra ndaj tyre nuk janë fer dhe janë joproporcionale. “Është e vërtetë sepse veprimet tona të ligjshme kushtetuese kanë shkaktuar një tej reagim nga ndërkombëtarët, sa i përket bashkëpunimeve që i kemi. Kjo është parë në anulimin e Defender 23. Të gjithë e kemi pritur me gëzim këtë gjë. Nuk mund ta zmbrapsem Republikën demokratike dhe mekanizmat e shtetit tonë të pavarur karshi ekstremistëve të dhunshëm. Masat që janë marrë ndaj nesh nuk janë fer dhe joproporcionale. Kreu i ekzekutivit ka shtuar se ndërmjetësuesit evropianë dhe amerikanë të cilët sipas tij vijnë me kërkesa nga pala serbe, sigurisht që paraqesin sfida dhe vështirësi. “Ne nuk kemi alternativë tjetër, BE dhe ShBA, marrëdhëniet bilaterale i kemi të shkëlqyera. Kur vjen puna te ndërmjetësit evropianë dhe amerikanë që vijnë edhe me kërkesa të palës tjetër sigurisht që ka sfida dhe vështirësi”.



