
9 maji, Dita e Evropës festohet edhe në Shqipëri, pavarësisht faktit se vendi nuk është ende anëtar i BE-së.
Ambasadorja e BE, Christiane Hohmann është shprehur se Shqipëria ka bërë shumë hapa përpara.
Përpara 1 viti nuk ishin çelur negociatat me Shqipërinë, sot jemi në muajin maj dhe në korrik vjet ishte konferenca e parë ndërqeveritare.
Shqiptarët duhet të jenë shumë krenar, keni ecur goxha në këto 10-12 muaj. Ka ende shumë për t’u bërë që Shqipëria të jetë shtet anëtarë me të drejta të plota. Shqipëria është Evropë, s’mund ta theksoj më shumë se kaq këtë gjë. Dita e Evropës duhet të festohet me të gjithë.
Kryeministri Edi Rama uroi sot Ditën e Evropës, ndërsa ndau një foto në rrjetet sociale me mbishkrimin “Evropa është këtu”.
Ndërsa kryediplomatja shqiptare, Olta Xhaçka përmes një postimi në Facebook shkruan se “sot ne festojmë Ditën e Evropës , një ditë që na bashkon të gjithëve, në një ëndërr për një të ardhme bashkimi e vlerash të përbashkëta”.
Pas më shumë se 3 dekadash pune e sakrifice, Shqipëria është sot më afër se kurrë realizimit të kësaj ëndrre historike të popullit shqiptar.
Ne jemi sot më të përkushtuar se kurrë për të bërë gjithçka që duhet që vendi ynë të zërë vendin që i takon si anëtar i BE-së”.
Nga ana tjetër presidenti i vendit Bajram Begaj, tha se vendi ndan vlera me të gjitha vendet evropiane.
Le të festojmë sot në Ditën e Evropës unitetin dhe paqen, vlera që Shqipëria i ndan me të gjitha vendet evropiane.
Ndërsa shikojmë drejt së ardhmes, është e qartë se Shqipëria i përket BE-së për shkak të lidhjeve të saj kulturore, historike dhe politike me Evropën.



