
Komisioni i Etikës ka vendosur që të përjashtojë me 10 ditë nga seancat parlamentare deputetin Sali Berisha dhe Flamur Nokën.
Ndërkohë me nga 5 ditë janë përjashtuar edhe deputetët Edi Paloka dhe Belind Këlliçi.
Duke folur për mediat Noka tha se “Me urdhër të Ramë Gonigalit, vazhdon skenari për ti mbyllur gojën, për të eliminuar opozitën. Këta mendojnë se duke përjashtuar pa asnjë shkak, pa asnjë arsye deputetët e opozitës, dhe duke i bërë qejfin Ramë Gonigalit mendojnë se i shërbejnë demokracisë. Por të luftosh opozitën, të vazhdosh të marrë urdhra për ta likuiduar atë si pjesë të skenarit, kjo është vetëm vrasje e opozitës. Të jeni të sigurtë, as zonja Nikolla, as Ramë Gonigali, as të tjetër nuk do të ja arrijnë të mbyllin zërin e opozitës. Ne, demokratët, qytetarët e këtij vendi na kanë votuar aty për ti mbrojtur ata, për të folur dhe për fjalën e lirë. Pa fjalën e lirë, një parlament nuk mund të ekzistojë, ai quhet monist. Edi Rama vërtetë mendon të instalojë monizmin, por ne kemi për detyrë që të përfaqësojmë 750 mijë votuesit dhe të çojmë zërin e tyre në parlament.
Ndërkohë Këlliçi deklaroi se pretendohet nga Komisioni i Etikës që ka futur një pajisje, që është një pajisje për të mbajtur telefonin, kauçuk.
E kam gjetur brenda sallës së parlamentit nuk e kam futur unë. Këta 7 kolegët paskan parë video që unë kam futur fshehurazi këtë pajisje kaq të rrezikshme për shëndetin e Edi Ramës dhe të Lindita Nikollës në seancë. Ftoj të nxjerrin videon ku e kam futur unë fshehurazi, dhe se çfarë dëmi shkakton një pajisje e thjeshtë që shërben vetëm për të mbajtur telefonin.



