
Në fjalën e mbajtur sot në Kuvend, kryeministri Edi Rama tha se ka dy arsye përse në Shqipëri niveli i inflacionit është mbajtur sa gjysma e vendeve të rajonit. Sipas Ramës e para është që çmimi i energjisë mbahet aty ku ishte dhe e dyta që është rritur prodhimi vendas dhe eksportet me vendet e rajonit.
Sipas INSTAT inflacioni në Shqipëri është rritur 6,2 për qind. A ka vallë ndonjë arsye pse Shqipëria të jetë sa gjysma e vendeve të rajonit kur vjen puna të inflacioni? Me siguri ka arsye. Së paku janë dy arsye të rëndësishme, e para që vetëm në Shqipëri si askund tjetër në rajon dhe Evropë, çmimi i energjisë mbahet aty ku ishte, para se të shfaqeshin simptomat e krizës, ndërkohë që kudo tjetër energjia po bën raprezale mbi ekonominë. Nafta është patjetër komponent, por energjia për të cilën vazhdojmë paguajmë nga buxheti i shtetit është arsyeja pse kemi këtë normë inflacioni. Dhe e dyta rritja e prodhimit vendas. Vetëm për eksportet me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut kemi një rritje domethënëse, thuajse dyfish”.
Rama tha se vitin e ardhshëm do të fillojë puna për ndërtimin e urës së Bunës.
Znj. Tabaku ju përmendët urën e Bunës dhe bëtë shumë mirë, ju falënderoj, sepse realisht është një projekt i rëndësishëm për industrinë tonë turistike. Mjafton një 1 km urë për të evituar 70 km për të dalë nga njëra anë në tjetrën, por edhe për të krijuar një burim atraktiv për turizmin. Plani është që në shkurt të vitit të ardhshëm të fillojë puna për ndërtimin e urës”.



