PS: Kodin e ri Zgjedhor e votojmë më 23 korrik

PS: Kodin e ri Zgjedhor e votojmë më 23 korrik

Partia Socialiste i është përgjigjur opozitës për çështjen e marrëveshjes për Kodin Zgjedhor. Mësohet se marrëveshja do t’i prezantohet komisionit të ligjeve javën që vjen, në mënyrë që të hidhet në votim në seancën e 23 korrikut.

Në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste është thënë se mazhoranca respekton kërkesat e opozitës parlamentare për listat e hapura, pavarësisht se deri më tani dy takimet me kryeministrin Edi Rama kanë dështuar.

“Në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste ne i qëndrojmë vendimit për të zbatuar Marrëveshjen me opozitën nënshkruar më parë. Me plotësimin e afateve sipas procedurës parlamentare do prezantohet në kohë në komisionin e Ligjeve. Në dt 23 Korrik ne do të kemi vullnetin për të votuar Kodin Zgjedhor të ri sipas marrëveshjes. Ndërkohë, respektojmë vendimin e opozitës parlamentare në kërkesat e saj për përmirësimin e reformës zgjedhore në Shqipëri.”

Ditën e sotme PD ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama i cili ftoi për një tryezë tre palëshe sa i takon arritjes së konsensusit për reformën zgjedhore.

Në përgjigjen zyrtare për kryeministrin, PD shprehet se nuk është kundër diskutimit për rishikimin e sistemit zgjedhor, por kjo kërkon një reformim të plotë të sistemit kushtetues për të cilën PD ka një propozim konkret.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy