Komuniteti politik evropian, Kalemaj: Shërben për takimin e krerëve, Shqipëria s’ka probleme gjeo-politke

Komuniteti politik evropian, Kalemaj: Shërben për takimin e krerëve, Shqipëria s’ka probleme gjeo-politke

Politologu Ilir Kalemaj nga studio e MCN Live komentoi lidhur me komunitetin politik evropian e mbledhur një ditë më parë në Pragë, u shpreh se Rama pati meritën që ishte i pari që e mbështeti këtë, për mirë apo për keq pritet të shihet.

A ka nevojë për një komunitet politik evropian, Kalemaj tha se ai që është konsensusi deri tani nuk ka asgjë të keqe në këtë ide, por sjell bashkë vendet për të folur për ngjarjet në botë.

Shols tha se ky është një ide që e mbështesim se Franca dhe Gjermania janë promotorët, por ky nuk ka për të qenë një strukturë tjetër, s’ka për të pasur sekretariat permanent, asnjë institucion, sepse po të ishte për këtë gjë kemi këshillin e Evropës. Është i njëjti debat që bëhet dhe për Ballkanin e Hapur. Është mekanizëm për të përmbyllur luftrat, për të hequr kufijtë ku ekzistojnë. Atëherë pse të kemi nevojë për një proces Berlini biz. Nuk është problem i madh kjo ide, disa e shohin këtë projekt si projekt për të varrosur shpresat për vende si Shqipëria, Maqedonia për BE. Kjo mund të ketë jetëgjatësi të shkurtër. Ata s’kanë sekretariat permanent, do takohen me njeri-tjetrin, do flasin do bien dakord për shumëçka, siç po ndodh me Kosovën dhe Serbinë, Ukrainën dhe Rusinë.

Ndërsa lidhur me performancat e kryeministrit Rama, Kalemaj u shpreh se lidhur me këtë duhet të kuptojmë dy gjëra, tjetër gjë është rëndësia dhe estetika politike që ka Rama në samite të tilla dhe tjetër pjesa e zyrës së shtypit.

Mënyra se si përcillet në Shqipëri, Rama luan zakonisht me etikën e veshjesh, për të rënë në sy në fotot e grupit. Faktorët dhe vektorët politik kanë ndikuar për integrimin e Shqipërisë në BE, Shqipëria nuk ka asnjë problem politik përveç atyre të brendshme, s’ka probleme gjeo-politike dhe s’kemi çfarë të diskutojmë me BE. Ne e pranojmë atë që na thotë BE, me gjithë pushtin politik që ka Rama është krye timonieri që ka mundësitë për të përshpejtuar negociatat. Shqipëria problemin e ka te mungesa e vullnetit për të bërë reforma dhe ti çojë ato deri në fund. Kjo duhet përsëritur vazhdimisht që të kuptohet nga publiku se kush po e mban peng këtë vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy