Gazetari Lorin Kadiu tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se ajo që është shqetësuese tek “Albanian Files” është marrëdhënie direkte dhe rekrutimi që kryeministri i ka bërë një pjese të mirë të studiove arkitekturore.
Duke vijuar Kadiu tha se është problematike përmasa e projekteve dhe se në libër nuk flitet për 520 resorte, por për 520 ide.
Sipas gazetarit libri është në anglisht dhe nuk e targeton fare audiencën shqiptare.
Ajo që më shqetëson si qytetar i këtij vendi, si gazetar është marrëdhënia direkte dhe rekrutimi direkt që kryeministri i ka bërë një pjesë të mirë studiove arkitekturore, ku secila prej tyre ka hartuar një kapitull të librit. Në shumë raste nuk fshihet fakti që nuk janë përzgjedhur, por rekrutuar. Në libër shihet edhe që ka një angazhim të Ramës për t’i gjetur investitorë privat studiove që humbin konkurset.
Duket si një bashkëjetesë e një familje të lumtur që drejtohet nga kryefamiljari dhe të tjerët janë të huaj që vijnë në Shqipëri, me vizionin, eksperiencën e tyre që në shumë raste është e jashtëzakonshme.
Shqetëson përmasa e projekteve.
Aty nuk ka 520 resorte e projekte, janë 520 ide, një pjesë e madhe janë konkretizuar, një pjesë po aq e madhe jo.
Libri është në anglisht, as nuk e targeton audiencën shqiptare.



