Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Endira Bushati tregon se aktualisht ësht ë pjesë e grupit të punës për zgjedhjet në qarkun e Shkodrës.
Duke folur për MCN Live, ajo tha se Shkodra dhe në komunizëm është quajtur reaksioniare dhe se nuk arriti që ta sundojë as Enver Hoxha, dhe se qyteti i Shkodrës ka pasur numrin më të lartë të të dënuarve politikë.
Sipas saj, ky shpirt reaksionar i Shkodrës nuk vdes, pasi është aty me shekuj dhe këtë shpirt nuk mund ta sundojë as Edi Rama, edhe pse për shumë e shumë faktorë arriti të marrë bashkinë Shkodër.
Bushati shtoi se askush nuk është i tepërt për të rrëzuar këtë që është e keqja më e madhe dhe se ekipi që çon në fitore është ai që krijon besim te publiku.
Në këtë linjë tha se i takon liderit të zgjedhë dhe ruajë ekuilibrat mes grupeve të ndryshme që janë brenda PD dhe se Sali Berisha e ka bërë gjithmonë.

Kur ne nuk kishim as vulë, asgjë PD mori bashkinë. Ndaj është e pamundur që brenda një viti ai rezultat jo vetëm nuk arrihej, as edhe të përmbysej.
Këtu tregon se kanë lëvizur faktorë të tjerë si krimi, paraja. A ka lidhje të politikës me krimin?
Kemi investitorë strategjikë të shpallur nga Rama që janë në burg për shkak të përgjimeve. Pa diskutim PD duhet të shohë dhe nga vetja.
Ndaj unë dua të citoj jo pse e ka thënë kryetari i partisë zoti Berisha, por se më ka ngelur në mendje si përcaktim që në tha “Shkodra gjithmonë ka pasur të drejtë edhe kur PD e ka pasur gabim”.
Është detyrë e PD që të zgjojë dhe ta rimarrë. Në logjikën e përbashkimit, mendoj se është dërguar si i deleguar zoti Boçi, më shumë se idesë së bashkimit unë i qëndroj mbajtjes së parimeve dhe për mua nuk besoj se një politikan ka gjë më të rëndësishme se sa fjalën.
Për të krijuar besueshmëri në publik, një politikan duhet të jetë koherent me parimet e veta.
Persona që deri dje thoshin Sali Berisha “non grata”, flisnin sikur kishin statujën e lirisë nënë e babë, flisnin për euroatlantizëm, tani kanë ndryshuar.
Një politikan që i qëndron parimit, minimumi duhet t’i thoshte Lulzim Bashës stop të mbledhim forumet dhe të vendosim.
Këta nuk zgjodhën të ndiqnin parimin, vendosën që të ndjekin një vendim të kryetarit për përjashtimin e Berishës.
Po të ishin ndjekur parimet, nuk do të kishim këtë ngërç që kemi sot. Se janë shumë afër pamjet me shkop në dorë dhe gazit të hedhur ndaj demokratëve në selinë e PD.
Megjithatë mendoj se na takon të punojmë akoma më shumë për të çimentuar një ide, edhe një votë është e vlefshme.
Askush nuk është i tepërt për të rrëzuar këtë që është e keqja më e madhe. Për poste të tjera hajde të flasim.
Ekipi që na çon në fitore është ai që krijon besim te publiku. Them dy shprehje amerikane: Kush nuk e duron të nxehtin të mos punojë në kaldajë.
Dhe e dyta: Politika është një sport i përgjakshëm, duhet të udhëheqësh, të ndjekësh atë që udhëheq, ose të mbyllësh gojën.
I takon liderit të zgjedhë dhe ruajë ekuilibrat mes grupeve të ndryshme që janë brenda PD.
Berisha e ka bërë gjithmonë dhe unë mendoj se do e bëj edhe këtë herë.



