“Edi Rama injoron interesat kombëtare” kjo ka qenë akuza e Partisë Demokratike referuar kalimit të rezolutës nga Këshilli i Europës që sipas opozitës rikthen disa prej standardeve të para-pavarsisë së Kosovës duke i dhënë UNMIK-ut kompetenca shtesë.
Në një deklaratë për mediat kreu i Departamentit të Politikës së Jashtme në PD, Kreshnik Çollaku tha se miratimi i draft-rezolutës në Këshillin Europian ka kaluar pa praninë e përfaqësuesve të Shqipërisë.
Për PD-në interesat e kombit dhe të Kosovës “nuk janë prioritet i qeverisë së korruptuar të Ramës”.



