Sejamini: Nëse opozita do që ti venë njerëzit nga pas, duhet të kthehet në frymëzim për ta

Sejamini: Nëse opozita do që ti venë njerëzit nga pas, duhet të kthehet në frymëzim për ta

Analisti Neritan Sejamini i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar aksionin e opozitës për të cilin u shpreh se teza që nuk mundet Rama me zgjedhje të lira nuk i shërben opozitës.

I tha se ajo duhet të kthehet në frymëzim për shoqërinë që ata të dalin dhe të përballen, nbdrësa theksoi se Nëse PD do që ti venë njerëzit nga pas, duhet të thonë të vërtetën e plotë dhe jo vetëm atë që kufizohet te Edi Rama.

Mendoj se teza nuk mundet Rama me zgjedhje të lira nuk i shërben opozitës në çdolloj situate. Qëllimi i opozitës është ti japë kurajën shoqërisë që të dalë e të përballet, por duke i thënë qytetarëve që me Ramën s’ka zgjedhje të ndershme dhe duke thënë se me Ramën nuk fitohet ju po krijoni një dëshpërim. Ju duhet të jepni kurajë dhe të frymëzoni që populli të zgjohet dhe të përballet.

Një gjë se kuptoj se si shoh përfaqësues të opozitës që thonë se Rama nuk mundet me zgjedhje, kur ju duhet të thoni me zgjedhje të ndershme apo të pandershme ne do ta mundim Edi Ramën, duhet të jepni kurajë sepse kjo tezë nuk ju shërben juve. Rama grabit dhe qeverisë Shqipërinë me njerëz të pushtetshëm që opozita nuk i prek fare.

Qytetarët nuk ngrihen kur nuk shohin te opozita këtë frymë frymëzimi. Nëse PD do që ti venë njerëzit nga pas, duhet të thonë të vërtetën e plotë dhe jo vetëm atë që kufizohet te Edi Rama. PD ka pasur problemet e demokracisë së brendshme por sot është e pafashme që ajo të mos jetë një parti perëndimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy