Analisti Bledi Kasmi kandidimin nga opozita të aktorit Florian Binaj për zgjedhjet e Tiranës më 9 nëntor, e sheh si eksperiment të Partisë Demokratike për të marrë një njeri jashtë politikës dhe për t’i besuar bashkinë më të madhe në vend.
Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se ka nevojë ulëritëse që opozita të hapet.
Është rasti i parë në shumë vite në Tiranë, ku Partia Demokratike ka bërë një eksperiment, ka zgjedhur një njeri nga jashtë politikës për t’i besuar drejtimin e bashkisë më të madhe në vend.
E kemi fituar bashkinë me Bashën, në rastin konkret është marrë një artist ndër më të mirët që ka Shqipëria.
Ka mbaruar për arkitekturë dhe ka një CV të pasur si intelektual. Është një njeri që i thotë diçka shoqërisë.
Mund ta bëjë kryetarin e bashkisë më mirë se kushdo tjetër. Nuk mund ta paragjykojmë.
Ke përballë tre kandidatë, ku asnjë prej kandidatëve të tjerë nuk ka një profesion.
Manastirliu nuk ka asnjë lloj profesioni, asnjë lloj pune. Gjithë kohës ka bërë ushtrim pushteti, pa pasur asnjë lloj pune.
Ka një nevojë ulëritëse brenda opozitës për tu hapur.
Le të jetë një indicie që opozita të hapet dhe ky është një proces që nuk duhet të ndalet.
Opozita duhet të shkojë te figurat sa më qytetare dhe me reputacion mjaft të mirë.



