Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha gjatë takimit të parë të turit të Foltores me qytetarët e Njësisë 9 në Tiranë se nga sot të nisë një analizë ku PD-ja do të dalë më e fortë dhe më e fuqishme.
Gjatë fjalës së tij Berisha tha se ata duhet të përpiqen të zgjerojnë hapësirat për mendimet ndryshe dhe njerëzit e rinj.
Ne fillojmë sot një debat, fillojmë sot një analizë me të cilën ne do e nxjerrim shumë më të fortë dhe të fuqishme Partinë Demokratike.
Po.
Dhe në këtë analizë, jeni të ftuar secili prej jush të japë mendime, të bëjë kritika për cilido, të bëjë propozime.
Kam vetëm dy kërkesa.
Jo gjah shtrigash.
Ne nuk bëhemi në asnjë rrethanë parti e gjahut të shtrigave, por japim përgjegjësinë me fakte, me argumente secilit.
Ku i patëm dobësitë tona, çfarë duhet të përmirësojmë, çfarë duhet të ndryshojmë?
Ne nuk duhet të kemi frikë të bëjmë të gjitha sugjerimet, të gjitha propozimet.
Jo.
Çfarë të përmirësojmë.
Dy momente duhet të ketë secili prej nesh. Hapësirë, hapësirë, hapësirë.
Të përpiqemi.
Diktatura është një peshë e rëndë mbi ne, përpiqet të na zhdukë hapësirat.
Ne brenda vetes duhet të përpiqemi të zgjerojmë hapësirat, të krijojmë hapësirat për mendimin, të krijojmë hapësira për të rinjtë, të krijojmë hapësira për debatin, të krijojmë hapësira për të gjithë ata që duan të na bashkohem.



