Rama nga Fieri: Nisim punën për ndërtimin e spitalit, administrimi përkohësisht prej ekspertëve turq

Rama nga Fieri: Nisim punën për ndërtimin e spitalit, administrimi përkohësisht prej ekspertëve turq

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka vizituar sot qytetin e Fierit lidhur me situatën e krijuar prej reshjeve të shiut, ku ka folur edhe për ndërtimin e Spitalit Rajonal të Fierit.

Rama ka theksuar se ky projekt i cili do të mbështetet nga qeveria turke, do të jetë përkohësisht nën administrimin e ekspertëve dhe mjekëve turq dhe më pas do të kalojë nën administrimin shqiptar pasi të jenë përcjellë të gjitha kompetencat e nevojshme.

Kryeministri ka folur edhe për vendin ku do të ndërtohet Spitali Rajonal i Fierit, i cili sipas tij duhet të jetë një vend strategjik.

“Nisim punën për Spitalin Rajonal, i cili do të ndërtohet me mbështetjen e qeverisë së Republikës së Turqisë, si dhe do të jetë njëkohësisht një qendër e transferimit të teknologjisë e të dijes nga sistemi shëndetësor turk në sistemin shëndetësor shqiptar, duke u administruar e drejtuar në çdo pavion prej ekspertëve e mjekëve turq për një periudhë tranzitore, deri në kalimin e kompetencave tek drejtuesit shqiptarë, të cilët do të punojnë e mësojnë krah për krah ekspertëve turq. Ky spital që do t'i shërbejë jo vetëm Fierit, do të jetë nga dita e parë pjesë e shërbimit tonë publik shëndetësor dhe natyrisht shërbimi do të jetë FALAS si në çdo spital publik të Shqipërisë” është shprehur Rama.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy