Çuçi viziton kompaninë turke që do prodhojë dronët: Do luftojmë fenomenet e paligjshme (VIDEO)

Çuçi viziton kompaninë turke që do prodhojë dronët: Do luftojmë fenomenet e paligjshme (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka ndarë foto nga vizita e tij në Turqi në fabrikën “Bykar Defense”, e specializuar në prodhimin e dronëve të teknologjisë së lartë.

Bashkë me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ministri u njoh me funksionimin e këtyre pajisjeve inteligjente, për të parë mundësinë e përdorimit të tyre edhe në Shqipëri për qëllime civile e urbane të kontrollit e mbrojtjes së territorit. 

"Në Turqi gjatë vizitës te kompania “Bykar Defense”, e specializuar në prodhimin e dronëve të teknologjisë së lartë. Po vlerësojmë mundësinë e përdorimit të këtyre pajisjeve edhe në Shqipëri për qëllime civile e urbane të kontrollit dhe mbrotjes së territorit.

Shfrytëzimi i këtyre dronëve në vendin tonë do të rrisë cilësisht efektivitetin e punës së Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera në drejtim të kontrollit të territorit, për të parandaluar në këtë mënyrë fenomenet e paligjshme kudo ku ato hasen. Shqipëria dhe Turqia kanë një bashkëpunim të ngushtë që mbështetet në faktorë historikë dhe në fusha të interesit të përbashkët si ajo e sigurisë, migracionit të paligjshëm dhe luftës kundër terrorizmit dhe kundër trafikut të narkotikëve", u shpreh Çuçi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy