Teatri/Kryemadhi: Po u derdh gjak në atë shesh, Rama të gjejë vend e të futet

Teatri/Kryemadhi: Po u derdh gjak në atë shesh, Rama të gjejë vend e të futet

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka paralajmëruar për përplasje nëse preket Teatri Kombëtar.

Kryemadhit tha se kryeministri Edi Rama ka bërë gati botet me ujë dhe bombolat e gazit për protestuesit.

Ajo u shpreh se nëse hidhet gaz lotsjellës dhe nëse ajo bie në kontakt mund t’i sjellë edhe vdekjen.

Dje ishte zoti Basha, sot është radha ime për të ndenjur natën. Dezhurnin si të thuash. Nesër do jetë dikush tjetër. Është mbështetje morale dhe fizike. Nuk do guxojë të hyjë asnjë fadromë pa kaluar mbi trupat tanë. Aty jam unë dhe le të shkelin trupin tim”, u shpreh Kryemadhi.

Ajo deklaroi se Rama i ka bërë gati fadromat, ka lajmëruar dhe gardën dhe FNSH-në, më çuan fotografi që ka bërë gati botet me ujë dhe bombolat me gaz lotsjellës.

Ndryshe nga herët e tjera unë do të qëndroj aty. Me diagnostikimin që kam unë, nëse hidhet gaz lotsjellës unë vdes në vend”, tha ajo, ndërsa shtoi se “një pikë gjak po ra në atë shesh është kokë më kokë me Edi Ramën”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy