Në Beograd sot protestohet masivisht kundër presidentit Vuçiq

Në Beograd sot protestohet masivisht kundër presidentit Vuçiq

Mijëra protestues pritet të marrin pjesë në protestën e sotme në Beograd, në protestën e cila besohet të jetë më e madhja për nga organizimi deri tani.

Protesta e sotme organizohet nga një koalicion i 30 grupeve të opozitës, ku përfshihen parti politike dhe aktivistë. Gjatë ditës së sotme, protesta të ngjashme pritet të organizohen edhe në qytete të tjera të Serbisë.

Që prej dhjetorit të vitit të kaluar, serbët kanë protestuar në rrugët e Beogradit dhe qytete tjera, kundër, siç janë shprehur sundimit autokratik të Vuçiqit, që sipas tyre ka arritur kufizimin e lirisë së mediave në vend.

Protestat nisën në dhjetor, pasi lideri opozitar Borko Stefanoviq ishte rrahur brutalisht nga sulmues të maskuar. Vuçiq ishte tallur me protestuesit, duke thënë se ai nuk do të plotësojë kërkesat e tyre “edhe nëse pesë milionë njerëz protestojnë”.

Që atëherë, kundërshtarët e Qeverisë, çdo të shtunë kanë protestuar nën sloganin “1 nga 5 milionë”.

Protestuesit po ashtu kanë shprehur zemërimin e tyre ndaj transmetuesve shtetëror RTS dhe RTV. Muajin e kaluar, një grup protestuesish hyri në ndërtesën e RTS, duke kërkuar që t’iu lejohet që të lexojnë kërkesat e tyre në një transmetim direkt televiziv. Por, policia i largoi protestuesit nga televizioni publik.

Vuçiq, ka tentuar që ta paraqes vetes si një reformator pro-Bashkimit Evropian, teksa kërkon që të mbajë marrëdhënie të mira, me aleaten tradicionale, Rusinë.

Pjesëmarrësit nga shoqëria civile dhe aleanca opozitare politike po përsëritin akuzat kundër sundimit autokrat të presidentit Aleksandër Vuçiq dhe kërkesat për zgjedhje të ndershme dhe medie të lira.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy