Hetimi pasuror për Veliajn/ Braho: S’mund të nisë pa pasur një vepër penale

Hetimi pasuror për Veliajn/ Braho: S’mund të nisë pa pasur një vepër penale

Avokati Ledio Braho ka komentuar në MCN Live cëhstjen e hetimit pasuror por kryebashkiakun Erion Veliaj për të cilin u shpreh se nuk e sheh si të tillë pasi nuk mund të nisë një hetim pasuror pa pasur një vepër penale.

Ai tha se ky hetim ka të bëjë me një nga dosjet e Bashkisë së Tiranës që mund të jetë çështja e inceneratorëve apo ajo 5D.

Mesa e njoh unë mënyrën se si funksionon SPAK për mua ajo cështje nuk është hetim pasuror në vetvete, pasi nuk mund të nisë një hetim pasuror pa pasur një vepër penale. 

Ajo që kuptoj unë është se ky aludim u bë për shkak të emrit të prokurorit që kishte bërë shkresën që ishte nënshkruar shkresa që doli në media dhe ishte me delegim të Dumanit dhe duke qenë se dihet që Dumani është drejtues i SPAK, por në këtë rast duket se ja ka deleguar prokurorit tjetër Olsi Dako.

Në këtë rast ky hetim ka të bëjë me një nga dosjet e bashkisë së Tiranës që është 5D apo inceneratori Tiranës. Veliaj është marrë në hetim, nëse ka rezultuar se ai është implikuar në këto elementë atëherë i bëhet hetim pasuror.

Për mua Veliaj është në hetim dhe po gjurmohen të gjitha transaksionet financiare që ka bërë ai dhe familja e tij nëse ai është i përfshirë në afera korruptive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy