
Një “qytet” me të rinj largohet çdo vit nga Shqipëria. Ndërsa të rinjtë pakësohen, shpejtësia e plakjes së popullsisë është tronditëse!
Është ky mesazhi i kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili thotë se ky është një dëbim i nxitur qëllimisht për të përmbushur agjendën e shpopullimit dhe tjetërsimit të vendit dhe popullit tonë.
Sipas tij, kjo agjendë dobëson ndjeshëm fuqinë, ekonominë, sigurinë kombëtare dhe vendos në udhëkryq të ardhmen e vendit.
Shkatërrimi i proceseve zgjedhore ka synuar të nxisë largimin e të gjithë atyre që nuk durojnë padrejtësitë dhe nuk shohin mundesi për një të ardhme të sigurtë dhe me dinjitet këtu.
Ndaj beteja për demokracinë dhe votën e lirë është vendimtare kundër shpopullimit të Shqipërisë!
Këshilltarët e rinj të zgjedhur në Këshillat Bashkiake kanë mundësi, që jo vetëm të jenë zëri i të rinjve por edhe të rrisin besimin te fuqia e të rinjve për ndryshim!



