Shehaj pasi verifikoi firmat në zyrën e Palokës: Do jem pjesëmarrës në Kuvendin e PD në 11 dhjetor

Shehaj pasi verifikoi firmat në zyrën e Palokës: Do jem pjesëmarrës në Kuvendin e PD në 11 dhjetor

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj shkoi këtë të martë në zyrën e kryetarit të Këshillit  Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, për të verifikuar firmat e delegatëve demokratë të depozituara nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Pas verifikimit, Shehaj u shpreh se 98% e delegatëve që kanë firmosu, i  kanë konfirmuar plotësimin e formularit. Teksa shprehet se mbledhja e Kuvendit nga firmëtarët është legjitim, ai konfirmon pjesëmarrjen në Kuvendin e datës 11 dhjetor.

“Sot verifikova personalisht firmat e dorëzuara për mbledhjen e Kuvendit në datën 11 Dhjetor në degët 5 dhe 7 në Tiranë, ku jam drejtues politik dhe i zgjedhur.

Më shumë se 56% e delegatëve të degës 7 dhe 58 % e degës 5 kanë firmosur për Kuvendin e datës 11 Dhjetor.

98% e delegatëve që kanë firmosur, me të cilët arrita të flisja, konfirmuan që kanë plotësuar formularin.

Mbledhja e Kuvendit nga firmëtarët është legjitime, ndaj në respekt të vullnetit të demokratëve, do marr pjesë në Kuvend.

Përplasja dhe përçarja në Partinë Demokratike zgjidhet vetëm përmes votës në Kuvend.

Shmangia e ballafaqimit me anëtarët vetëm do thellojë përçarjen dhe dobësojë opozitën.”, u shpreh Shehaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy