VV nuk tërhiqet nga ndryshimet në Ligjin për Zgjedhjet: Vendin në zgjedhje e çojnë ata që na kushtëzojnë

VV nuk tërhiqet nga ndryshimet në Ligjin për Zgjedhjet: Vendin në zgjedhje e çojnë ata që na kushtëzojnë

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë sonte se do të vazhdohet me iniciativën për ndryshime në Ligjin për Zgjedhje pavarësisht dështimit të sotëm që të votohet në Kuvend me procedurë të përshpejtuar.

Kusari-Lila ka thënë se kjo iniciativë nuk do të përmbyllte reformën zgjedhore por vetëm do ta niste atë.

“Ne do të vazhdojmë me këtë iniciativë. Kjo nuk do ta përmbyllte reformën zgjedhore por vetëm do ta niste atë duke ia ofruar një të drejtë të mohuar diasporës sonë. Kemi qenë dëshmitarë që kemi pasë 200 mijë votues të regjistruar, 100 mijë që kanë pasë proces të votimit dhe nga ato vota që janë nisur mbi 30 mijë janë hedhur poshtë. Nëse për dikë kjo nuk është një shifër alarmante mbi një të drejtë elementare e cila është e garantuar me Kushtetutë dhe ligje, atëherë nuk e dimë se çfarë mund të jetë më alarmante”, është shprehur ajo.

Kusari-Lila, ka folur edhe lidhur me kushtëzimin e votës së LDK-së për presidenten me tërheqjen e Ligjit duke thënë se kjo flet më shumë për ata që e japin një kushtëzim të tillë.

“Kushtëzimi i zgjedhjes se presidentit me kushtin që të tërhiqemi me një iniciative flet shumë më tepër për ata që e bëjnë këtë kusht se sa për neve. Ata po na tregojnë që ne na kushtëzojnë me një proces që mund të përfundojë me zgjedhje në mes të pandemisë”, ka thënë Kusari-Lila.

Propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje, i ndryshimit të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, i aprovuar në Komisionin Legjislativ, nuk ka arritur me shmangie të procedurave të kalojë në Kuvendin e Kosovës.

Sipas qeverisë, ky projektligj është në funksion të garantimit të të drejtës së votës për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe e mundëson votimin bashkatdhetarëve në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës, duke u krijuar atyre mundësin për pjesëmarrje më të lehtë në procesin zgjedhor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy