35-vjetori i marrëdhënieve diplomatike Shqipëri- Vatikan, ministri Hoxha takon Papën

35-vjetori i marrëdhënieve diplomatike Shqipëri- Vatikan, ministri Hoxha takon Papën

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një vizitë në Selinë e Shenjtë, në kuadër të shënimit të 35-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Vatikanit.

 

Gjatë qëndrimit në Vatikan, Hoxha u takua me Papën, duke i shprehur mirënjohjen për vëmendjen dhe dashamirësinë e vazhdueshme ndaj Shqipërisë dhe popullit shqiptar.

 

“Shqipëria dhe Selia e Shenjtë ndajnë një lidhje të veçantë, të rrënjosur në histori dhe të ushqyer nga vlera të përbashkëta: dinjiteti njerëzor, dialogu, bashkëjetesa dhe paqja”, u shpreh ministri.

 

Ministri nënvizoi gjithashtu rëndësinë që marrin në kontekstin e sotëm ndërkombëtar mesazhet e Atit të Shenjtë për paqen, solidaritetin, zhvillimin dhe respektimin e dinjitetit njerëzor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy