Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta ish-deputetja e PS

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta ish-deputetja e PS

Ndahet nga jeta ish-deputetja e Partisë Socialiste dhe profesoresha Edlira Haxhiymeri. Lajmi i trishtë është bërë me dije nga familjarët.

Haxhiymeri vuante nga një sëmundje e rëndë prej pesë vitesh dhe nuk mundi të fitojë betejën.

Të dashur familjarë dhe miq, me pikëllim të madh ju njoftoj se nëna ime e shtrenjtë, Edlira Haxhiymeri, ndërroi jetë. Ju falenderoj për ndihmesën dhe mbështetjen që na keni dhënë gjatë më shumë se 5 viteve tejet të vështira ku luftuam me çdo mjet e mënyrë për të mposhtur sëmundjen e saj. Lamtumira e fundit për Edën tonë të dashur është nesër në varrezat e Tufinës. Nisja e kortezhit është në ora 11:00 nga shtëpia funerale Alba 2000

Edlira Haxhiymeri, pedagoge e shquar e Universitetit të Tiranës ka shërbyer si deputete e Partisë Socialiste vite më parë.

Ajo ka mbajtur gjithashtu postin si sekretare organizative në selinë rozë. Vitet e fundit ajo ishte kthyer në një zë të fuqishëm kritik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy