Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka njoftuar një takim përmbyllës të fushatës në qytetin e Fierit.
Por nga ana tjetër Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar duke thënë se për shkak të këtij takimi, teksa përgatitet sheshi ku Rama do të mbajë fjalën, punonjës të bashkisë kanë hequr banerat e LSI.
Kandidatja e LSI për deputete, Kejdi Mehmetaj dhe përfaqësues të tjerë të LSI kanë shkuar në Bashkinë e Fierit për të kërkuar shpjegim se pse janë hequr banerat.
LSI pretendon se është bashkia ajo që po i heq banerat megjithëse ka një kontratë të shkruar midis palëve.
Kejdi Mehmeti, Arben Cuke dhe disa mbështetës të LSI kanë kërkuar të kontaktojnë me përfaqësues të bashkisë, ndërkohë që nuk janë lejuar nga policia bashkiake të hyjnë në ambientet e bashkisë.



