Dënohet me 2 vite e 8 muaj burg ish kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako

Dënohet me 2 vite e 8 muaj burg ish kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2 vite e 8 muaj burg ish kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

Mësohet se për Fatmir Ejupin, Fuqiri Farrukun dhe Ardian Bulkun, u dha dënimi me nga 2 vite burg, por dënimi me burg do të konvertohet në shërbim prove.

Ish kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako akuzohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre”, në dy raste.

Njëri rast, ka të bëjë me ndërtimin e një pallati në Durrës 11 vite më parë, i cili u shemb nga tërmeti në nëntor të vitit 2019 dhe rasti tjetër ka të bëjë me një tender për ndërtimin e një shëtitoreje në vitet 2014-2015, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy