Dialogu me Serbinë në Ohër/ Kurti në takim me Borell e Lajçak

Dialogu me Serbinë në Ohër/ Kurti në takim me Borell e Lajçak

Sot në Ohër të Maqedonisë së Veriut takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ka nisur të mbahet takimi i shefit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe të dërguarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në takim do të diskutohet plani i zbatimit të Propozimit evropian.

E pas këtyre dy takimeve të ndara, palët pritet që të zhvillojnë edhe një takim trepalësh.

Para takimeve me të dy palët, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, ka treguar pritjet për takimin.

Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se sot sytë e BE-së janë nga Ohri.

Sytë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor janë sot te Ohri. Pas diplomacisë intensive të anijes ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ne do të diskutojmë me presidentin Aleksandar Vuçiç dhe Albin Kurti për aneksin e zbatimit, një pjesë integrale e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Për takimin ka reaguar edhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Stoltenberg i ka quajtur “të rëndësishme” bisedimet e Ohrit derisa ka thënë që pret se Kurti dhe Vuçiçi do të “angazhohen konstruktivisht dhe do të bëjnë progres”.

“Ky është çelësi për stabilitet afatgjatë dhe për të ardhmen evropiane dhe euro-atlantike të rajonit.” – shkroi ai në “Tëitter”.

Takimet nisën rreth orës 10:30, ndërsa temë diskutimi do të jetë aneksi i zbatimit të Propozimit evropian për normalizimin e raporteve, për të cilin propozim Kurti dhe Vuçi135 u pajtuan parimisht në takimin e 27 shkurtit në Bruksel.

Disa ditë para këtij takimi në Ohër, i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar dhe i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak ishin për vizitë në Kosovë dhe Serbi.

Të dy emisarët kanë shfaqur shpresën se takimi i 18 marsit në Ohër do të jetë konstruktiv, ndërkaq e kanë vlerësuar si shumë të rëndësishëm për dy vendet dhe rajonin në përgjithësi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy