Cakaj takon Hotin: Dialogu duhet të përfundojë me njohjen e Kosovës nga Serbia

Cakaj takon Hotin: Dialogu duhet të përfundojë me njohjen e Kosovës nga Serbia

Kryediplomati shqiptar Gent Cakaj, ka qëndruar sot në Kosovë, ku u takua m kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin.

Cakaj informoi se në takim u bisedua mbi rëndësinë e patjetërsueshme të qasjes së bashkërenduar, mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, përkatësisht për fshirjen e adresave të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë, si dhe për epilogun e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Shkrimi i plotë i Cakajt:

Një takim fort i vyer me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti!

Biseduam mbi rëndësinë e patjetërsueshme të qasjes së bashkërenduar, mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Shprehëm shqetësimin e thellë lidhur me procesin e fshirjes së qëllimshme të adresave të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Ne do të vazhdojmë të punojmë pakursyer për për rritjen e ndjeshmërisë ndërkombëtare për gjendjen e shqiptarëve në Luginë.

Ndamë të njëjtën pikëpamje se dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohjen e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy