
Vetëm pak ditë më parë mjeku i njohur Pëllumb Pipero u bë pjesë e fushatës, ku përmes një spoti shprehu mbështetjen për Partinë Socialiste.
Lidhur me këtë spot foli në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, kryeministri Edi Rama. I pyetur nëse ka qenë ai që ka shkruar tekstin e spotit të mjekut Pëllumb Pipero, kryeministri pranoi duke thënë se kjo është plotësisht e vërtetë.
Pjesë nga intervista:
Edhe Piperon tonë e kishe bërë spot.
Rama: Pse çfarë problemi ka. Në të gjithë botën e civilizuar personalitetet e të gjitha fushave mbajnë qëndrime publike për një palë apo një tjetër.
Pipero fliste për plazhet Pipero
Rama: Nuk fliste për plazhet ai mbajti një qëndrim publik dhe tha për sezonin turistik.
Ai thoshte që ka politikanë që thonë mos bëni vaksinën.
Rama: Është e vërtetë.
Atëherë tekstin e ke bërë ti?
Rama: Është shumë e vërtetë.



