Paralajmërimi i Kryemadhit: S’ka më kthim pas, ky është fillimi i fundit të qeverisë! (VIDEO)

Paralajmërimi i Kryemadhit: S’ka më kthim pas, ky është fillimi i fundit të qeverisë! (VIDEO)

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi me anë të një video përmbledhëse nga Konventa që u mbajt djë në Pallatin e Sportit ‘Asllan Rusi’, ka paralajmëruar aksion opozitar. Sipas saj, tashmë ka ardhur koha që shqiptarët të kenë një qeveri të re.

Mes të tjerash ajo shton se LSI ka marrë marshimin politik për të çliruar shqiptarët nga makthi i drogës.

“Ky është aksioni për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët. Prandaj ne si LSI kemi marrë vendim për të nisur pa kthim pas marshimin tonë politik për të çliruar shqiptarët nga makthi i drogës, i krimit, i varfërisë, i papunësisë dhe pabarazisë. Ekonomia shqiptare është e sëmurë nga varfëria, nga keqqeverisja, nga korrupsioni galopant. Ky është vetëm fillimi i fundit të saj. Sot gongu ra. Është emergjencë kombëtare krijimi i një qeverie të re, një qeveri antimafia që rikthen stabilitetin. Asnjë njeri nuk mund të blejë dot zemrën, shpresën, dhe pasionin e një anëtari dhe një votuesi të Lëvizjes Socialiste për Integrim”, thuhet në videomesazhin e Kryemadhit.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy