
Partia Demokratike nuk ka dërguar ende komisionerët e saj në zgjedhjet që do të mbahen për Bashkinë e Vorës.
Sipas burimeve, materialet zgjedhore nuk janë shpërndarë ende në qendrat ku do të kryhen votimet.
Shkak është bërë mungesa e komisionerëve të PD, e si pasojë nuk mund të bëhet shpërndarja e tyre. Nuk dihet ende se si do të vijojnë procesi, por deri mbrëmjen e së shtunës materialet kanë qëndruar pezull në KZAZ.




